TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nenad Canak, ish-kandidati për president i Serbisë dhe kreu i Lidhjes Socialdemorate të Vojvodinës, ka deklaruar për televizionin “Pink” se ngjarjet pas vrasjes së liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, shkojnë në favor të regjimit në Moskë.
“Shikojeni pak ç’po ndodh? Po rikthehet në qarkullim rregulli i vjetër i vrasjeve. Kush vret është i pari që dërgon mesazhin e ngushëllimit”, tha Çanak, i cili e ka cilësuar një “turp” vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos përfshirë Beogradin në hetimet për vrasjen e politikanit serb të Kosovës.
“Jam i sigurtë që dora që ka shkrehur këmbëzën e armës ndodhet në moçalin kriminal të Mitrovicës së veriut dhe është natyrisht brenda ambjentit serb, por leximi politik i këtij krimi i shkon për shtat interesave të Rusisë dhe kush është pas saj”, tha Çanak.
Politikani i njohur si properëndimor theksoi se është i çuditur se pse në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse flitej për zbulimin e veprave penale, ndërkohë që Moska nuk ka asnjë interes shtetëror apo juridiksion në Kosovë.