BALLKAN, 17 Janar 2018, 09:26

"Ata qëlluan mbi zemrën time", mesazhi i ndjerë i bashkëshortes së Ivonoviç

Pas deklaratës së fortë të lëshuar menjëherë pasi mori vesh lajmin e tmerrshëm për vrasjen e bashkëshortit, gruaja e të ndjerit, Oliver Ivanoviç, ka shkruar një mesazh prekës dhe plot dhimbje në rrjetet sociale.

Sipas Kurir, postimi është bërë vonë pas mesnate, ndërkohë që edhe autopsia e të ndjerit ishte kryer.

“Ata qëlluan mbi zemrën time, dashurinë time, gëzimin. Ata qëlluan mbi babain e Bogdanit. Ata qëlluan mbi të gjithë ne.

Lirine, Serbia!

Rri ne paqe i dashuri im.

Ata që e bënë këtë me siguri nuk do të kenë!”- ka qenë postimi i shkruar Milena Popoviç Bogdanoviç.