BALLKAN, 20 Janar 2018, 08:19

Presidenti i Serbisë Vuçiç viziton sot Kosovën

Presidenti i Serbisë Vuçiç viziton sot Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, e kishte paralamëruar vizitën në Kosovë një ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Kjo vizitë do të kryhet gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë ende nuk ka asnjnë njoftim në lidhje me gjetjen e autorëve dhe motivet e vrasjes, por se  makina e djegur, e gjetur të martën pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit në Mitrovicë, e ka origjinën nga Serbia. Kështu ka konfirmuar, zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti. Po ashtu, kjo makinë, e ka zinxhirin e pronarëve në Serbi, ka thënë ai.

Kjo është agjenda e sotme e Vuçiçit:

Rreth orës 10:30 Aleksandar Vuçiq do të vizitojë manastirin Banjska.

Rreth orës 11:30 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.

Rreth orës 17:00 do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.