BALLKAN, 20 Janar 2018, 12:26

Vrasja e Ivanoviç, Vuçiç: Kam një porosi për shqiptarët

Vrasja e Ivanoviç, Vuçiç: Kam një porosi për

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vizituar sot Kosovën.

Presidenti serb ka vizituar manastirin e Banjskës, teksa ka folur për edhe për mediat.

Vuçiç u ka bëri thirrje autoriteteve të Kosovës  për zbardhjen e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç.

Ai gjithashtu pati edhe një porosi për shqiptarët.

“I porosisë shqiptarët, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, për të mirën e serbëve në Kosovë dhe për të mirën e shqiptarëve.

Shteti i Serbisë do të vazhdojë të ndihmojë serbët në Kosovë dhe Metohi, për të siguruar përparimin e tyre ekonomik dhe për të gjetur mekanizma të reja për të siguruar sigurinë e tyre dhe për t’u marrë me krimin dhe korrupsionin”, tha Vuçiç.