TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Islandës ka vendosur se vendi i tij do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pas akuzave se partia e tij ka fshehur dhe mbuluar një skandal pedofilie që përfshinte të atin.
Një nga tre partitë e koalicionit të formuar vetëm nëntë muaj më parë, "Bright Future", lajmëroi se do të largohej nga qeveria, për shkak të një "humbjes së besimit", sepse Bjarni Benediktsson thuhet se është munduar të mbulojë akuzat se babai i tij kërkoi një "rikthim të dinjitetit" , një term ligjor të cilin pedofilët e përdorin në mënyrë që të aplikojnë për vende të ndryshme pune. Sipas ligjit të Islandës "rikthimi i dinjitetit" është një mekanizëm që lejon disa njerëz me dënime të rënda të aplikojnë për disa vende pune, edhe pa i patur rekorded e tyre kriminale të fshira.
Letra u publikua për herë të parë në Korrik nga Ministri i Drejtësisë, Sigridur Andersen, një anëtar i partisë "Independence".
Zoti Benediktsson u shpreh: "Kemi humbur shumicën dhe nuk shoh se si mund ta rikuprerojmë...prandaj duhet të shkojmë në zgjedhje".
The Independent / Përgatiti: tpz.al