TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Çikagos, Rahm Emmanuel, e ka shpallur qytetin që drejton nje zonë “Trump-free”, pra një zonë ku Trump nuk mund të hyjë. Kjo deklarate lidhet me zotimin e Presidentint Trump, për të anulluar një program që ndihmon fëmijët e emigrantëve të paligjshëm në SHBA.
Emmanuel deklaroi se fëmijët e këtyre emigrantëve, janë të mirëpritur në qytetin e Çikagos, në shkollat dhe komunitetet e këtij qyteti.
Programi i njohur si DACA, është implementuar nga administrata Obama që prej vitit 2012 dhe mbron personat nën moshën 16 vjeç nga deportimi. Ish-Presidenti Obama, ka lobuar personalisht pranë administratës Trump, për të mos e anulluar këtë program, duke u shprehur se targetimi i këtyre femijëve është i gabuar. Megjithatë kjo kërkesë nuk është marrë parasysh, dhe Trump ka vendosur anullimin e këtij programi, vendim që përputhet me premtimet e fushatës presidenciale për reduktimin e numrit të emigrantëve dhe deportimin e emigrantëve të paligjshëm. (Tpz.al)
Video: