AKTUALITET, 11 September 2026, 22:08

Përfundon protesta e 104-t kundër qeverisë, qytetarët thirrje për protestën kombëtare: Nesër më shumë!

Me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Nesër më shumë!”, është mbyllur protesta e 104-t kundër qeverisë në Tiranë.

Pas marshimit nëpër kryeqytet, protestuesit e përmbyllën tubimin duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në protestën kombëtare të paralajmëruar për ditën e nesërme.

Një tjetër thirrje iu drejtua diasporës, me protestuesit që deklaruan: “Diaspora është me ne”, duke iu referuar shqiptarëve që po udhëtojnë drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës kombëtare.

Protesta e 104-t përfundoi pa njoftime për zhvillime të tjera, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë paralajmëruar vijimin e mobilizimit edhe gjatë ditës së nesërme.