AKTUALITET, 11 September 2026, 21:55

25 vite nga 11 Shtatori/ Ambasada amerikane në Tiranë nderon viktimat: Nuk do ta harrojmë kurrë

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë mesazhin e saj në nder të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, në 25-vjetorin e tragjedisë.

25 vite më parë, në orën 08:46 të mëngjesit në New York, avioni i parë goditi Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Në një postim në Facebook dhe X, Ambasada Amerikane në Tiranë tha se ndaloi në atë moment për të kujtuar 2,977 jetët e humbura më 11 shtator 2001 në New York, Virxhinia dhe Pensilvani, mes tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë.

“Ne kujtojmë çdo jetë të humbur. Ne nderojmë ndihmësit e parë që vrapuan drejt rrezikut dhe familjet që e kanë mbajtur këtë humbje për një çerek shekulli. Nuk do ta harrojmë kurrë”, u shpreh e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn.

Mesazhi i Ambasadës Amerikane vjen në një ditë përkujtimore, ku në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të ndryshme të botës nderohen viktimat e sulmeve të 11 shtatorit.