AKTUALITET, 11 September 2026, 19:00

Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit! Policia shoqëron në Komisariat 4 persona

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, kur ka humbur jetën.

Viktima është 46-vjeçari Ermal Debrova, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ai ka pësuar arrest kardiak apo ka rënë nga shtylla. 46-vjeçari ishte nga Elbasani dhe punonte në një firmë private që operonte në Patos.

Policia ka shoqëruar 4 persona në Komisariatin e Fierit, të cilët po merren në pyetje për rrethanat e ngjarjes.