AKTUALITET, 14 Qershor 2019, 13:50

Pas Kukësit, edhe Bashkia Mat kërkon ‘pastrimin’ e mjediseve nga KQZ


Pas Bashkisë së Kukësit e cila i ka nisur shkresë KQZ-së për lirimin e ambienteve të përcaktuara për zgjedhjet e 30 qershorit, edhe Bashkia Mat ka ndërmarrë një nismë të ngjashme.

Në një shkresë zyrtare kjo Bashki i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të lirojë mjediset Pallatit të Sportit “Ferit Hysa” pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Bashkia Mat administrohet nga Nezir Rizvani, përfaqësues i PD-së.