TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aksidentet automobilistike vazhdojnë të marrin jetën e shqiptarëve.
Vetëm mbrëmë në Tiranë kanë ndodhur dy aksidente, si pasojë e të cilave kanë ndërruar jetë dy persona.
Në rrugën “Don Bosko” makina ka përplasur një 69-vjeçar të identifikuar si S.Shehu, i cili ka ndërruar jetë, pasi ka shkuar në spital. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, E.Qirici.
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet në vendin e njohur si “Medreseja”.
Makina ka përplasur për vdekje një këmbësor të paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit G. Beqiraj./BW