TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kafen me socialistët sot në njësinë nr.11, kryeministri Edi Rama tha se nuk ishte në dijeni se kreu i PD-së Lulzim Basha është marrë si i pandehur për çështjen e lobimit në SHBA.
Lajmin Rama e mori vesh nga Ulsi Manja, ose më saktë u orkestrua sikur e mori vesh aty. Sepse i pari që e hapi muhabetin ishte vetë Rama duke komentuar deklaratat e Bashës pas thirrjes së Prokurorisë ku e krahasonte me Putinin. Përsa kohë ka lexuar reagimin e Bashës, atëhere e di edhe se është marrë si i pandehur. Po edhe fjalën “i pandehur” e përmendi vetë Rama i pari.
Pas këtij inskenimi mes Manjës dhe Ramës, socialistët qanë hall me njëri-tjetrin se nëse do e kishin bërë ata një veprim të tillë, do ishin “ekzekutuar” fare.
Kryeministri madje e akuzoi Bashën për pastrim parash.
BISEDA:
Rama: Ishte ngrit e tha “Putini, më mori Putini të pandehur”.
Manja: Më e bukura ishte se më përmendi dhe mua e unë thashë, si mund t’i besoni atij, ai =shtë marrë i pandehur, unë jam dëshmitar. Ai është marrë i pandehur edhe fflet për ne.
Rama: Është marrë i pandehur tani?
Manja: Për këtë financimin e fushatës
Rama: Për ça është akuza, se kam parë se isha…
Manja: Ishte nis për falsifikim formulari, por mesa duket në njoftim e pashë se ishte për pastrim parash.
Rama: Ai është pastrim i pastër parash, minimumi. Imagjino ta kishim ne, se çfarë kush e di se ku do ishim.
Veliaj: Do ishim ekzekutuar…
Rama: Më kishte shkruar njëri në Facebook “Luli ekperiment i Rusisë, për të parë deri në çfarë pike mund të duroj mileti pa u çmend”.
Manja: Është e qëllimshme, nuk i kanë raportuar
Rama: Nuk është punë raportimi, por duhet të tregojnë nga i kanë nxjerrë.
Manja: S’ka burimin e parave
Rama: Gaboi keq shumë, që pas marrëveshjes se e komleksuan ata. E vetmja që prej lideri që ka bërë, ka qenë marrëveshja.
Hashtag.al