TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në një konferencë urgjente për mediat, pas arrestimit nga policia të drejtuesve të PD në Librazhd dhe ish-deputetin e qarkut të Elbasanit, Aurel Bylykbashi.
Arrestimet erdhën pas protestës së djeshme në Librazhd, ku Rama prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, ndërsa eskorta e kryeministrit u qëllua me vezë dhe sende piroteknike, duke bërë që të devijojë rrugë.
“Kjo është policia politike e Edi Ramës. Policia politike ndaloi drejtuesit e PD në Librazhd dhe Elbasan.
500 mbështetës të PD janë ndaluar gjatë 5 muajve të fundit. Kjo është reprezalje e hapur politike.
Arrestimet kërkojnë të intimidojnë opozitën. Sandër Lleshaj dhe Arta Marku kanë vendosur institucionet në shërbim të Edi Ramës. Opozita nuk do të tërhiqet. U bëj thirrje oficerëve të policisë së shtetit të mos iu binden urdhrave të paligjshme”.