AKTUALITET, 14 Qershor 2019, 11:12

Anulimi i zgjedhjeve, Meta: Dekreti është në fuqi, Rama...

Anulimi i zgjedhjeve, Meta: Dekreti është në fuqi, Rama...


Meta u pyet nga gazetarët edhe me procedurat e nisura nga PS për shkarkimin e tij nga President i Republikës, pasi për miratimin e rezolutës u arritën 100 vota kundër tij.

Meta tha se ai është zgjedhur në krye të shteti nga një Parlament legjitim. Duke iu referuar vendimit të tij për të çdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, Meta tha se dekreti i tij është në fuqi, ndërsa paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do mbajë përgjegjësi nëse vijon të ecë në rrugën e paligjshmërisë.

“Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti, nga një parlament legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon vetëm qytetarëve. Sa më parë që të jetë e mundur. Dekreti është në fuqi, presidenti mban shënim.

Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e ‘Skraparit’ që nuk ekziston.

Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse vetëm ato mundësojnë çeljen e shpejtë të negociatave me BE që është objektiv i të gjithë shqiptarëve.

Kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë, le të vazhdojë. Por presidenti ka të drejtë të bëjë thirrje.

Ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë të jenë të sigurt që do kenë të gjitha pasojat që do të provokojnë paqen sociale dhe stabilitetin demokratik”, u shpreh Meta.