AKTUALITET, 14 Qershor 2019, 11:57

Basha mbledh ish deputetët e aleatët, caktohet sot data e protestës

Basha mbledh ish deputetët e aleatët, caktohet sot data e


Në një kohë që nga mazhoranca nuk ka reflektim për të ndryshuar datën e zgjedhjeve dhe as për ndonjë dialog të mundshëm me opozitën, si dhe kanë nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta, Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për protestën e ardhshme kombëtare, e nënta radhazi

Dita e sotme do të jetë e ngjeshur me takime për kryedemokratin Lulzim Basha, i cili ka peshën e vendimeve.

Sot në orën 12:00 ai do të takohet me aleatët, ndërsa pasdite rreth orës 18:00 do të mbledhë organet drejtuese, Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar për të vendosur si do vijojë aksioni opozitar.

Në takimin e djeshëm me gazetarët, kryedemokrati tha se do t’i përgjigjen me protesta të fuqishme gjithë zhvillimeve të fundit, ndërsa sot pritet pritet të caktohet data e protestës.