TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kristal Abazaj gjen golin e parë turk. Fillim fantastik për ish-sulmuesin e Luftëtarit dhe Kukësit në Turqi, sepse pas asistit në debutim, kuqeziu gjeti edhe golin e tij të parë me Instabulspor në ndeshjen e tij të parë si titullar. Abazaj ishte një nga më të mirët në fushë në sfidën ndaj Bandirmaspor, duke shënuar golin e parë në suksesin final 2-1 të skuadrës nga Stambolli.
Abazaj zhbllokoi sfidën me një gol të bukur në minutën e 16-të ndërkohë që titullar në këtë sfidë për Istanbulspor ishte edhe Eduart Rroca që bëri një paraqitje shumë të mirë. Gjishsesi veterani Potte barazoi shumë shpejt shifrat, pikërisht në minutën e 21-të.
Në pjesën e dytë fillimisht Abazaj dhe në minutat e fundit edhe Rroca u zëvendësuan nga trajneri i Istanbulspor por skuadra nga Stambolli arriti të gjente golin e fitores në minutën e 87-të me një goditje me kokë të Ergun. Kjo ishte fitorja e 3-të rresht për Istanbulspor që që pas 4 javësh kryeson me 9 pikë ligën e parë turke, me verdhezinjtë nga Stambolli që e kanë hedhur tashmë kandidaturën për t’u ngjitur në Superligë.