SPORT, 1 Tetor 2020, 22:09

Kapiteni i Armenisë mobilizohet ushtar dhe shkon në zonën e luftimit

Kapiteni i Armenisë mobilizohet ushtar dhe shkon në zonën e

Prej pakë ditësh Armenia dhe Azerbajxhani janë përfshirë në një konflikt të armatosur, u ka marrë jetën dhjetëra civilëve e ushtarakëve, ndërsa nga ky aspekt nuk mund të mbetet pa u prekur as futbolli.

Kështu kapiteni i Armenisë, Varazdat Haroyan, nuk ka udhëtuar drejt Greqisë për t’iu bashkuar klubit të Larissës me të cilin luan, pasi është mobilizuar ushtarakisht dhe ndodhet në zonën e luftimit.

Armenia ka vendosur të mobilizojë ushtarakisht të gjithë shtetasit nën 40 vjeç dhe nga kjo është prekur edhe futbollisti, i cili ka njoftuar edhe drejtuesit e klubit grek se do t’i bashkohet skuadrës vetëm në një moment të dytë.

Mbrojtësi 28-vjeçar Horayan ka qenë pjesë e rusëve të Ural Yekaterinburg në tre sezonet e fundit dhe këtë verë vendosi të transferohet te AEL Larissa, por gjithçka ka mbetur pezull për shkak të luftës në rajonin e Nagorno-Karabakh.

Kujtojmë që Kombëtarja Shqiptare ka në plan një ndeshje miqësore ndaj Armenisë në Yerevan më 7 tetor, fati i të cilës nuk dihet ende, ndonëse deri tani nuk ka asnjë sinjal për anulimin e saj.