TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas yjeve të futbollit si Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, por edhe trajnerit Jose Mourinho, së fundi në shënjestrën e organeve tatimore spanjolle ka përfunduar futbollisti brazilian i Paris Saint Germain, Neymar.
Ky i fundit ka luajtur në Spanjë në periudhën 2013-2017 me fanellën e Barcelonës, ndërsa sipas organeve tatimore atje, i ka një borxh prej më tepër se 34 milionë eurosh shtetit spanjoll.
Emri i yllit brazilian të futbollist ishte në listën e debitorëve, të publikuar sot nga organet tatimore spanjolle, ndërsa pritet që të nisë edhe një proces gjyqësor ndaj Neymar, ashtu siç është proceduar edhe më herët me raste të ngjashme.
Kujtojmë që Neymar patoi probleme fiskale edhe në vendin e tij, Brazil, ku në nëntor të vitit të kaluar u dënua me një gjobë prej plot 18 milionë eurosh.