TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vedat Muriqi do të jetë në ndeshjen më të rëndësishme në histori për përfaqësuesen e Kosovës ndërsa Milot Rashica jo. Pasi fitoi betejën me COVID-19 sulmuesi i Lazios është grumbulluar nga trajneri i dardanëve Bernard Challandes për ndeshjen gjysmëfinale të play-off për një vend në Euro 2020 ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që ylli i Werder Bremen nuk ja ka dalë të jetë pjesë e kësaj liste pasi Rashica nuk është rikuperuar nga dëmtimi. Nëse mposht Maqedoninë e Veriut, Kosova në finale do të përballet me fituesen e çiftit, Gjeorgji-Bjellorusi në finalen e madhe në muajin nëntor. Për sfidën e 8 tetorit në Shkup por edhe dy ndeshjet e Nations League ndaj Sllovenisë dhe Greqisë, Challandes ka grumbulluar të gjithë emrat me peshë.
“Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e këtij muaji. Dardanët fillimisht më 8 tetor do të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të ‘play-off’-it për kualifikim në Kampionatin Evropian në Shkup, derisa më pas në kuadër të Ligës së Kombeve do të luajnë kundër Sllovenisë më 11 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe kundër Greqisë, më 14 tetor në Athinë.
Si zakonisht, Dardanët, do të akomodohen në hotel ‘Emerald’, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë të hënën në orën 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, në hotel ‘Emerald’, përzgjedhësi Bernard Challandes do të mbajë konferencë për media“, lexohet në postimin e FFK.
