TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Andrea Pirlo dhe Xhenaro Gatuzo janë dy ish-futbollistë të Milanit të cilët tashmë kanë nisur karrierën si trajner.
Gatuzo ka krijuar pak më shumë eksperiencë, ndërsa Pirlo ka zhvilluar vetëm dy ndeshje në krye të Juventusit. Një tjetër ish-milanist është Rui Kosta.
Portugezit i vjen keq që Pirlo dhe Gatuzo nuk janë në pjesë e Milanit, megjithatë ai është i bindur se të dy do të bëjnë shumë.
“Para së gjithash më vjen keq që ata të dy nuk janë pjesë e Milanit, por janë rivalë të kuqezinjve. Përveç kësaj, është bukur të shohësh Andrean dhe Rinon në krye të dy skuadrave të mëdha. Ata janë miq, si vëllezër.
Po respektojnë atë që bënin kur ishin futbollistë. Gatuzo nuk ishte vetëm vrap dhe grintë, ishte shumë më shumë.
Napoli i tij është një miks mes kualitetit dhe ekuilibrit. Nga Pirlo pres futbollin e Pirlos.
Ka qenë një kampion në aspektin ofensivë, por gjithnjë i ekuilibruar.
Andrea është një gjeni i topit dhe nëse ia del të transmetojë idetë e tij te futbollistët, do të bëjë një karrierë të çmendur edhe si lojtar. Jam i bindur që do të jetë kështu”, u shpreh Pirlo.