SPORT, 2 Tetor 2020, 13:17

Shorti i Europa League, Hysaj, Kumbulla dhe Mihaj mësojnë kundërshtarët


Me ndeshjet e “play off”- it që u luajtën dje, u plotësua edhe tabloja e 48 pjesëmarrëseve në shortin e Ligës së Europës, që do të hidhet sot në orën 13:00 në Nion të Zvicrës, ku skuadra e Milanit dhe lojtarët e Kombëtares, Hysaj, Kumbulla, Mihaj, do të mësojnë kundërshtarët e fazës së grupeve.

Në fazën e grupeve 18 ekipe vijnë si të kualifikuara në mënyrë direkte, 21 nga fitueset në “play off”-et e djeshme, 6 të eliminuarat nga “play off”-et e Ligës së Kampioneve, tri skuadra të eliminuara nga turi i tretë eliminator i Ligës së Kampioneve.

Ndeshjet e grupit do të nisin më 22 tetor dhe do të përfundojnë më 10 dhjetor, teksa faza me eliminim direkt do të luhet në shkurt, gjithnjë nëse e lejon Koronavirusi.

Për finalen e Ligës së Europës është rizgjedhur stadiumi i Gdanskut në Poloni, impiant që duhej të priste finalen e vitit 2020.

NDIQNI SHORTIN LIVE: KLIKO KËTU

NDARJA E GRUPEVE:

NDARJA E VAZOVE: