TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy anëtarë të Napolit pozitivë me Covid-19 pas raundit të dytë të testimeve. Klubi italian dha vetë lajmin përmes një shënimi zyrtar: “Në fund të analizimit të tamponëve të marra dje, futbollisti Piotr Zielinski dhe bashkëpunëtori Giandomenico Costi ishin pozitivë në Covid-19”.
Kundër Genoas, Zielinski u aktivizua titullar. Ai shënoi golin e epërsisë së dyfishtë në fillim të pjesës së dytë. Zielinski u zëvendësua në minutën e 73-të nga Gattuso me Ghoulam. Të shtunën në mëngjes, në prag të ndeshjes kundër Juves, do të bëhet analizat e treta, rezultatet e të cilave do të jenë vendimtare për zhvillimin e kësaj sfide të madhe të fundjavës. Rezultatet duhet të dalin në mbrëmje në mënyrë që që të vendoset për nisjen për në Torino.