TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fitore me goledadë e Interit në fushën e Beneventos (2-5), sfidë në të cilën Romelu Lukaku la shenjë me dygolësh, duke barazuar Cristiano Ronaldon me tre finalizime në dy ndeshjet e para të Serisë A (tre gola la shënuar edhe Galabinov. Gjithsesi, edhe në këtë përballje formacioni i Contes shfaqi probleme në fazën mbrojtëse, teksa në vetëm dy takime ka pësuar pesë gola.
2-5 u mbyll takimi në “Ciro Vigorito”, ku zikaltrit e tundën rrjetën që në sekondën e 29-të me Lukakun, i shërbyer nga krahu u djathtë nga Hakimi. Interi e “vrau” brenda gjysmë orë loje ndeshjen, pasi realizoi edhe dy gola të tjerë me Cagliardinin (25’) dhe Lukakun (28’), me Beneventon që reagoi pak çaste me vonë me Caprarin (34’) për 1-3. Gjithsesi, para se të mbyllej pjesa e parë, Hakimi gjeti golin e parë në Serinë A (1-4).
Pjesa e dytë u zhvillua e hapur, e diktuar nga rezultati, me Lautaron që shënoi golin e 1-5 në minutën e 71-të, ndërsa seria e golave në këtë sfidë u mbyll nga Caprari (realizoi dygolësh) në të 76-ën.
Surpriza e ditës vjen nga “Dacia Arena”, ku Udinese u befasua 0-2 nga Spezia debutuese, që festoi si e çmendur suksesin e parë në Serinë A. Takimi u zhbllokua nga Galabinov në minutën e 29-të, por për skuadrën mike gjithçka u komplikua në të 66-ën, kur Terzi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Udinese nuk diti ta shfrytëzonte epërsinë numerike, madje në minutën e 4-t shtesë Galabinov, me të dytin personal, vulosi fitoren 0-2.