TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bayerni i Mynihut mbylli një sezon perfekt ku fitoi gjithçka, që nga titulli kampion, Kupa e Gjermanisë, Liga e Kampionëve dhe Superkupat e Europës dhe Gjermanisë, ndaj me meritë futbollistët bavarezë dominuan në çmimet e UEFA-s.
Kështu bomberi polak Robert Lewandowski u shpall futbollisti më i mirë nga UEFA, por njëkohësisht edhe sulmuesi më i mirë. Portieri më i mirë u shpall Manuel Neuer, ndërsa mbrojtësi më i mirë ishte Joshua Kimmich.
Mesfushori më i mirë u shpall belgu i Manchester City-t Kevin De Bruyine, ndërsa trajneri më i mirë u shpall padyshim gjermani i Bayernit të Mynihut, Hansi Flick. Çmimet e UEFA-s u ndanë sot gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit për grupet e Ligës së Kampionëve.