TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paris Saint Germain tregon të gjithë forcën e saj në javën e 6-të të kampionatit francez. Skuadra e Thomas Tuchel shkatërroi me rezultatin 6-1 Angers në sfidën që hapi raundin e 6-të të kampionatit.
Që kjo sfidë do të ishte spektakolare u kuptua që në fillim pas golit magjik që realizoi Florenzi, i pari për të me PSG.
Midis fundit të pjesës së parë dhe fillimit të së dytës, Neymar shënoi dy herë duke i çuar shifrat në 3-0. Draxler, Gueye dhe Mbappe kompletuan shifrat tenistike për PSG me golat e tyre ndërkohë që golin e nderit për Angers e realizoi Traore.
Me këtë fitore Parisi u ngjit në vendin e 2-të në kuotën e 12 pikëve, një më pak se Rennes i vendit të parë, që ka luajtur një ndeshje më pak.