TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mark Iuliano nuk është më trajner i Partizanit. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga klubi i kuq. Humbja me Kamzën, por edhe gjithë rezultatet e mëparshme nuk u përgjigjen kërkesave të Partizanit, kështu që italiani e ka mbyllur aventurën e tij këtu. Një vendim i pritshëm në fakt, pasi ishte mbushur “kupa”. Shifrat flasin qartë: 11 pikë në 9 javë kampionat.
Presidenti Gaz Demi ka menduar të kthejë në stol Sulejman Starovën, i cili e njeh më mirë se kushdo ambientin e kuq. Nga stafi italian, me në krye Moxhin, Starova ishte spostuar disi, por tani rithehet në drejtim të Partizanit për ta ringritur atë, pas këtij starti tejet zhgënjyes.
TPZ.AL