AKTUALITET, 26 Gusht 2019, 14:20

Pamjet/ Zjarr në një biznes në Surrel, dëme të shumta materiale. Policia jep detajet e para

Pamjet/ Zjarr në një biznes në Surrel, dëme të shumta


Përfshihet nga zjarri një ambient pularie, në pronësi të shtetasit D. T, në Fushë-Farkë, në afërsi të Surrelit.

Tiranë/Informacion paraprak nga policia

Rreth orës 13:30, në Fushë-Farkë, në afërsi të Surrelit, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr në një ambient pularie, në pronësi të shtetasit D. T.

Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar, vetëm disa dëme materiale përreth.

Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.