AKTUALITET, 26 Gusht 2019, 12:40

Thaçi shpërndan Parlamentin, paralajmëron konsultime me partitë për datën e zgjedhjeve

Thaçi shpërndan Parlamentin, paralajmëron konsultime me


Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar shpërndarjen e Legjislaturës sё gjashtë tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Ai ka thënë se do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё jashtëzakonshme.

“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës.

Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas presidentit ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarët do ta kalojnë me shumë sukses.