AKTUALITET, 26 Gusht 2019, 13:14

VIDEO/ ‘Gimi është si puna ime’, çfarë thoshte Rama për Agim Kajmakun

VIDEO/ ‘Gimi është si puna ime’, çfarë thoshte


Ashtu siç ishte paralajmëruar, Gazment Bardhi ka publikuar sot dokumentet se Agim Kajmaku, është arrestuar dhe dënuar për një krim të rëndë në Greqi, atë të falsifikimit të parave.

PD ka nxjerrë edhe një video të fushatës të Ramës në Vorë, ku kryeministri e cilësonte Agim Kajmakun kokëfortë dhe e krahasonte me veten e tij.

“Gimi nuk është doktor shkencash, Gimi është si puna ime. Gimi është kokëfortë, e për kokëfortë jemi një grup i mirë këtu ne”, – shprehej Rama në Vorë.

Ndërkohë edhe Belinda Balluku fliste me lëvdata për kandidatin e Vorës.

“Agim Kajmaku është njëri prej jush dhe ju e njihni mirë. Agim Kajmaku është personi i duhur që duhet votuar”, – shprehej Balluku gjatë hapjes së fushatës për votimet e 30 qershorit.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/08/Rama-Kajmaku.mp4"][/video]