AKTUALITET, 26 Gusht 2019, 12:03

Përvoja e hidhur e turistit në Shqipëri, Berisha nxjerr mesazhin: Motoja t’i zhvasim e rrjepim

Përvoja e hidhur e turistit në Shqipëri, Berisha nxjerr mesazhin:


Çmimet e kripura të shërbimeve që ofrohen në zonat turistike në Shqipëri dhe abuzimet e subjekteve sipërmarrëse përgjatë sezonit të verës, ka qenë prej vjetësh kryefjalë e mbulimeve mediatike të ankesave dhe problematikave të hasura nga turistët apo pushuesit e shumtë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ndarë me ndjekësit në “Facebook”, një mesazh të “turistit digjital”, shtetas i Kosovës, i ardhur në Shqipëri për pushime nga SHBA-të ku jeton prej vitesh, që shkruan se ka ngelur i zhgënjyer nga shërbimi duke ndarë disa detaje nga përvoja e tij të papëlqyeshme.

Postimi i Berishës:

Motoja e narkoshtetit eshte te zhvasim dhe rrjepim turistet!

Lexoni denoncimin e turistit dixhital. sb

Pershendetje zotri Berisha jam nje kosovar jetoj ne amerik qe 14 vite ket vite vendosa ta vizitoj shqiprin fillimisht shkova ne velipoj vend shum i bukur deti shum I bukur

Po ni problem ne ket vend Jam zhgenyr me sherbimet e disa puntorve ne lokalet e plazhes nga velipoj mora rrug ta shof liqenin e komanit kur u afruam afer stacjonit te tragetit doli nje burr dhe na ofrua dhe na pyti per Ku do shkoni ne I tham do marrim traget per bajram curr nese nuk gaboj aj na tha se nuk ka per sante pot tha mund tju ofroj nje vozitje neper liqe ishim 4 veta na I kerkoj 40$ euro vozitje 50 minutse shkuam konsumum drek dhe I kryem disa foto dhe u kthyem prapa kur zbritem nga barka zotriu I kerkon 80$euro un I thash zotri ne kur u nisem kerkove 40$ pse tash

Me nje fjal pa tjetr I kerkojke 80 $ un I thash zotri Nuk asht problem do ti jap Po Ku Po jet burrrija e fjala e dhen ne shqiptaret jem te fjales e beses po ky njeri asht turpi I shqiperis

Zotri berisha un kam pas mall ta vizitoj shqiprin po me ksi lloj njerz qe nuk e kan inters a e demtojn turizmin shqipris Po kan nje inters personal jam I zhgenyr teper.