TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata te klubi i PSG nuk është nga më të mirat e mundshme teksa në mbrëmjen e djeshme të kampionatit parisienët humbën për shkak të dëmtimeve të Edison Kavani dhe Kilian Mbape.
Por, më shqetësues duket dëmtimi i yllit francez i cili nga momentet e para duket se ka pësuar një tërheqje muskulore dhe tashmë mbetet të mësohet grada e dëmtimit.
20-vjeçari u detyrua të braktiste fushën në minutën e 66 teksa nuk mundi të mbante edhe lotët.
Kjo ishte java e tretë e kampionatit dhe Mbape i kishte luajtur të gjitha minutat në dy ndeshjet e para, teksa kishte treguar një formë të mirë.
Pa Nejmar të disponueshëm për shkak të merkatos, pasi braziliani ende nuk e ka të sigurt nëse do të qëndrojë në kryeqytetin e Francës, trajneri Tuhel do të ketë probleme për të plotësuar 11 startuesit në formacion.
