AKTUALITET, 26 Gusht 2019, 13:48

Zjarri shkrumbon magazinën me bimë medicinale në Shkozë

Zjarri shkrumbon magazinën me bimë medicinale në Shkozë


Një zjarr i madh ka përfshirë këtë mesditë një magazinë me bimë medicinale, në zonën e Shkozës, në kryeqytet.

Raportohet se flakët e mëdha kanë shkrumbuar totalisht magazinën.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por në vendngjarje kanë shkuar disa zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.