TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetëve të PS-së, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.
Përmes një postimi në “Facebook” Paloka shkruan se të besosh që Rama po lufton korrupsionin pa bërë diferencime politike, është si të besosh që Ciçiolina është e virgjër (aktore pornoje).
Ciçiolina fillimisht ka qenë një aktore e filmave porno më pas këngëtare dhe politikane.
Postimi:
Lodhesh kot, askush nuk të beson më…
Të besosh që Rama ka qëllim dhe po lufton krimin dhe korrupsionin, me vullnetin e tij të plotë, madje pa bërë fare diferencime politike, është si të besosh se Cicolina është e virgjër”, shkruan Paloka në “Facebook”.
Më pas ai sërish ngre dyshime se çfarë fshihet pas operacionit të policisë, duke aluduar se është një person që po kërkohet të shpëtohet me këto arrestime.
“Kush është ‘koka’ që po përpiqet të shpëtojë Rama duke bërë kurban gjithë këta rrotull…? TPZ.AL