AKTUALITET, 22 Tetor 2018, 13:36

DENONCIMI/ PD: Me firmën e Ramës dhe Veliajt paratë e bixhozit po investohen për kulla

DENONCIMI/ PD: Me firmën e Ramës dhe Veliajt paratë e bixhozit po

Partia Demokratike përmes zëdhënëses së saj, Ina Zhupa deklaroi se kompanitë e basteve të lidhura me kryeministrin Edi Rama po investojnë lekët për ndërtime.

Sipas Zhupës biznesmeni Dajlan Avdija ka në pronësi dy kompani ndërtimi dhe me ndihmën e Ramës dhe të kreut të bashkisë, Erjon Veliaj, ai ka marrë leje ndërtimi për tre kulla gjigante.

“Me firmën e Ramës dhe Veliajt, ai ka marrë leje ndërtimi për 3 kulla gjigante,” tha Zhupa.

Deklarata:

Kompanitë e lojërat e fatit, po investojnë në fushën e ndërtimit. Rasti i fundit është ajo Apex, i cili i ka shitur aksionet.

Partia Demokratike po publikon shitjen e aksioneve në vlerë 500 mijë euro. Me tërheqjen nga lojërat e fatit do të përqendrohet në ndërtim. Dajlan Avdija ka në pronësi dy kompani ndërtimi.

Me firmën e Ramës dhe Veliajt, ai ka marrë leje ndërtimi për 3 kulla gjigante. TPZ.AL