TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje për mediat, ka reaguar në lidhje me arrestimet që janë bërë ditët e fundit nga policia. Basha tha se peshku i madh në këtë dosje është kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako , ndërsa personat e tjerë të arrestuar janë "cironka" me të cilët pushteti po tërheq vëmendjen.
"Dosja hetimore mbi të cilën është vepruar përgjysëm natën e mbrëmshme është dosja e Vangjush Dakos. Peshku i madh i kësaj dosjeje është Vangjush Dako. Siç kam lajmëruar tash dy vjet, është kapur në flagrancë në përgjime zyrtare të Prokurorisë dhe partnerët ndërkombëtare në transaksione politike dhe financiare me krimin e organizuar. Pra në shkëmbim të votave për Partinë Socialiste, duke iu ofruar tendera dhe të tjera lehtësira grupeve kriminale të krimit të organizuar. Pra peshku i madh quhet Vangjush Dako të tjerët janë peshq të vegjël që po serviren për të shpëtuar peshkun e madh Vangjush Dako dhe për të shkatërruar provat dhe hetimet që të çojnë në arrestimin një orë e më parë të Vangjush Dakos", u shpreh Basha.
Lulzim Basha, dy vite më parë e ka denoncuar kryebashkiakun e Durrësit, si person të lidhur me elementë kriminalë. Basha ka dhënë në vitin 2016, se Vangjush Dako del në përgjime me kriminelë, jo vetëm nga prokuroria vendase por edhe nga shërbimet partnere.
/TPZ.AL/