AKTUALITET, 22 Tetor 2018, 13:50

Berisha: Gjermania dhe Italia shkatërruan bandën e partisë siçiliste, lidhje Rama e Dako

Berisha: Gjermania dhe Italia shkatërruan bandën e partisë

Pas operacionit të ditëve të fundit për goditjen e grupeve kriminale ka reaguar Sali Berisha. Përmes një postimi në “Facebook” Berisha shkruan se Gjermania dhe Italia shkatërruan bandën e partisë siçiliste në Shqipëri!

Më tej ish-kryeministri deklaron se në operacion u godit banda e famshme elektorale e qeverisë, Avdylaj, klanin kriminal Ndoka të Lezhës të lidhur ngushtë me Ramën, Gjushin, dy ministrat e Gjushit në narkokabinetin Rama, ndrikull Nikollwn e deputetin Ndreu si dhe 18 narkokomisare.

Reagimi i plotë:

Qindra kilometra regjistrime per Ramen, Gjushin, ministra, deputete dhe narkokomisare, etj etj!

Gjermania dhe Italia shkatërrojnë bandën e partisë siçiliste dhe te Norieges ne Shqipëri!

Te dashur miq, agjencitë e zbatimit te ligjit te Gjermanisë dhe Italisë goditen bandën e famshme elektorale te qeverise, Avdylaj, klanin kriminal Ndoka te Lezhës te lidhur ngushte me Ramen, Gjushin, dy ministrat e Gjushit ne narkokabinetin Rama, ndrikull Nikollen e deputetin Ndreu si dhe 18 narkokomisare, narkooficere policie etj, etj.

Ne dosjet e ardhura nga Italia dhe Gjermania ka qindra kilometra regjistrime bisedash qe provojne lidhjet koke e kembe me banden e famoze te trafikut te droges Avdylaj dhe narkoklanin Ndokaj te vet Norieges, Gjushit, dy ministrave te Gjushit ne narkokabinetin Rama, ndrikull Nikolles, deputetit Ndreu, si dhe 18 narkokomisareve dhe narkopoliceve te narkopolicise.

Duke shprehur mirenjohjen per te gjithe ndihmen e çmuar te agjensive te vendeve partnere dhe denuar me force dekonspirimet e ketyre operacioneve nga narkokomisare dhe narkoqeveritare, denoj gjithashtu mbrojtjen qe po i behet kupoles politike te klaneve te goditura dhe lidhjeve te tyre me nivelet me te larta te politikes. sb. TPZ.AL