AKTUALITET, 3 Tetor 2018, 23:46

Aksident me vdekje në Tiranë, makina lëviz indietro dhe...

Aksident me vdekje në Tiranë, makina lëviz indietro dhe...
Një person ka humbur jetën një aksident të ndodhur në fshatin Tujan të Tiranës një ditë më parë, sipas burimeve zyrtare nga policia. Viktima është një 35-vjeçar me iniciale S.Q..

“Në fshatin Tujan, dyshohet se mjeti tip ‘Opel’, i shtetasit S.Q., gjatë kohës që ka qenë ndaluar ka ikur indietro dhe gjatë kohës që shtetasi S.Q., ka tentuar ta ndalojë është zënë sipër nga mjeti”, sqarohet në një njoftim të policisë.

Për pasojë shtetasi S.Q., vjeç 35, banues në Tiranë ka gjetur vdekjen, shtuan të njëjtat burime.

“Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale”, njoftoi policia.