AKTUALITET, 2 Maj 2018, 15:28

Pacienti “bën për spital” doktorin në Durrës, prangoset nga policia

Pacienti “bën për spital” doktorin në Durrës,
Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në Durrës ku pacienti ka goditur mjekun që po i shërbente.

29-vjeçari i identifikuar me inicialet K.XH ka qëlluar me grusht doktorin për shkak të detyrës. Fill pas ngjarjes i riu është prangosur nga policia.

Policia njofton: “Shtetasi K. Xh., vjeç 29, banues në Durrës, i cili ka goditur me grusht në ambientet e spitalit, mjekun me iniciale A.T., vjeç 63, banues në Durrës”. (TemA)