AKTUALITET, 2 Maj 2018, 12:10

Llogaridhënia nis nga Tirana, Rama: Do ndahet shapi nga sheqeri, është vetëm fillimi

Llogaridhënia nis nga Tirana, Rama: Do ndahet shapi nga sheqeri,

Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot fushatën e llogaridhënies publike, qe nga Tirana. “Fushate për çka kemi bërë në gjashtë muajt e parë të qeverisjes e çfarë duam të bëjmë më tej; por edhe për të dëgjuar qytetarët në çdo njësi administrative të Shqipërisë, për çka ata mendojnë lidhur me punën tonë”-tha Rama.

Në fjalën e tij, Rama ka theksuar se në këtë fushatë do preken të gjitha njësitë e vendit, jo vetëm bashkiake.

“Do flasim direkt me qytetarët e të gjitha moshave, do të dëgjojmë prej tyre se cfarë mendojnë ata për punën tonë. Proces që e nisim sot nga Tirana, ku pa asnjë diskutim jemi të vetëdijshëm për sa shumë ka ende për të bërë, por vetëm ata që nuk duan të shohin mund të mohojnë se sa shumë është bërë. Punën që parashikojmë në vijim për infrastrukturën rrugore, arsimore, shëndetësore. Do të shpalosim programin kombëtar të punësimit jo si strategji por si program i detajuar ku do të shpjegojmë sipas sektorëve të mundësive të reja për punësim”- tha Rama.

Me tej, Kryeministri Rama ka theksuar se “duke nisur nga sot pasdite do të kemi bashkëbisedim të gjerë për këtë proces, nënvizoj që jemi në një fazë që ka jashtëzakonisht shumë akoma për të bërë dhe nuk duhet harruar, në raport me Shqipërinë që duam jemi ende larg, por në raport me Shqipërinë që kishim jo, kemi realizuar një objektiv madhor, të marrjes së rekomandimit pa kushte nga KE për negociatat”.

Per Vetingun 

Atyre që thonë se si mundet që njerëz që kanë pasur marramendëse në radhët e drejtësisë vetëm të largohen nga detyra, u them është vetëm fillimi, ajo që presim të realizohet është të ndërtohet sistem i pavarur, efikas dhe që është i guximshëm mbi bazën e atributeve që i jep kushtetuta duke garantuar që të gjithë pa përjashtim edhe prokurorë e gjykatës që largohen  se janë ata që janë edhe politikanët që prej 28 vitesh nuk kanë bërë gjë tjetër përvec se kanë akuzuar njëri tjerin dhe kanë krijuar idenë se jemi të gjithë njësoj, të përballen me këtë sistem dhe të ndahet shapi nga sheqeri.