TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një gjykatës federal në SHBA, ka urdhëruar Iranin të paguajë 6 miliardë dollarë, për familjarët e viktimave të 11 Shtatorit.
Gjykatësi George B. Daniels, u shpreh se Republika Islamike e Iranit, Garda Revolucionare Islamike dhe Banka Qëndrore e Republikës Islamike, janë përgjegjëse për shkak se kanë ndihmuar në kryerjen e sulmit terrorist, që rezultoi në vdekjen e mijëra personave të pafajshëm, në 11 Shtator 2001.
Gjykata Federale, vendosi se Irani kishte dhënë mbështetje financiare, grupimit al Qaeda.
Gjykatësi vendosi këto dëmshpërblime: 8.5 milionë dollarë për çdo prind, 12.5 milionë dollarë për çdo bashkëshort, 8.5 milionë dollarë për secilin nga fëmijët e viktimave dhe 4.25 milionë dollarë për vëllezërit ose motrat e viktimave.
Irani ka heshtur për këtë gjyq dhe shanset që këto shuma të paguhen, janë thuajse zero.
Burimi: Daily Mail
/TPZ.AL/