AKTUALITET, 2 Maj 2018, 12:58

Vettingu/ Një tjetër gjyqtar i Kushtetueses dal para Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit në 7 maj

Vettingu/ Një tjetër gjyqtar i Kushtetueses dal para Komisionit

Më 7 maj do të jetë seanca dëgjimore për gjyqtarin Fatmir Hoxha në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese do të dalë para trupës gjykuese në orën 11:00 të së hënës së javës së ardhshme.

Trupa gjykuese do të përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj. Ndërkohë që procesi i vettingut ka nisur të japë rezultatet e para prej disa javësh, më shumë se gjysma e gjyqtarëve të larguar tashmë nga sistemi, kanë vendosur të dorëhiqen nga detyra para se ti nënshtrohen kontrollit.

Nga nëntë gjyqtarë që nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë, shtatë kanë dhënë dorëheqjen me qëllim që të mos i nënshtrohen vettingut. Nga radhët e prokurorëve deri tani numërohen vetëm dy të larguar, njëri me shkarkim nga KPK dhe tjetri me dorëheqje për shkak të daljes në pension.