TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ditës së sotme, është zhvilluar mbledhja e Komisionit Hetimor "Tahiri", ku marrin pjesë deputetë nga mazhoranca dhe opozitës. Komisioni është shoqëruar nga batuta por edhe debate. Debatet kanë qenë lidhur me aspektet proceduriale, kryesisht lidhur me mbledhjen e organizuar nga nënkryetarja Felaj pak kohë më parë, të cilën Paloka e ka quajtur të paligjshme.
Në mbledhje ka patur një debat mes kryetarit të Komisionit, Edi Paloka dhe deputetit socialist, Bashkim Fino.
Paloka: Shoku Bashkim këtu drejtoj unë jo ti. Të mbaroj unë pastaj fol ti.
Fino: Lëri këto tani.
Paloka: Shoku Bashkim do mbaroj unë pastaj do flasësh
Fino: Lëre tani se e kam unë fjalën
Paloka: O Bashkim Fino, detyrat mi jep ligji dhe Kushtetuta. Tahiri mund të marrë porosi nga ju, por unë jo.
Felaj: Mos drejto në mënyrë abuzive.
Fino: Zbato Ligjin
/TPZ.AL/
