TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy shpërthime të forta me lëndë eksplozive kanë ndodhur gjatë natës në qytetin e Vlorës.
Rreth orës 02.00, shpërthimi i parë ka ndodhur në katin e pestë të një pallati në afërsi të drejtorisë së policisë së Vlorës në lagjen Kushtrimi, ndërsa 45 minuta më vonë, shpërthimi i dytë është kryer në afërsi të bashkisë së qytetit.
Nga të dyja shpërthimet nuk ka të lenduar por vetëm dëme materiale.
Në shpërthimin e parë, mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në shesh-pushimin e katit të pestë të pallatit pranë policisë dhe për pasojë janë dëmtuar dyert, ndërsa një person ka përfunduar në spital 45 minuta me vonë, i traumatizuar nga zhurma e plasjes.
Një tjetër shpërthim është dëgjuar në afërsi të bashkisë së qytetit. Mësohet se lënda eksplozive është hedhur në oborrin e një shtëpie private.
Policia ka nisur hetimet për të dyja ngjarjet.
Lidhur me shpërthimin e dytë, ndodhur në banesën e shtetasit me inicialet E.C, mësohet se djali i këtij të fundit, ka qenë i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike dhe kjo është edhe pista se ku po heton policia.
Ngjarja e parë është shënuar në lagjen Kushtrimi përballë Drejtorisë së Policisë vendore. Në katin e 5-të të një pallati, në shëshpushimin përpara banesës së shtetasit Fatjon Bata 28 vjeç, i dyshuar edhe si objektiv i ngjarjes kriminale. 28 vjeçari jetonte në këtë apartament prej dy vitesh sëbashku me nënën. E moshuara Nadire Bata, si pasojë e shpërthimit, është trasportuar në spitalin rajonal të Vlorës, për shkak të tronditjes dhe shokut të përjetuar. Fatjon Bata rezulton i paskeduar më parë nga policia.
Në harkun kohor të 45 minutave, qyteti u trondit nga një shpërthim i dytë. Ngjarja ndodhi në lagjen Karabash, pranë bashkisë së qytetit bregdetar. Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit E. Ç nga Vlora.
Kamerat e sigurisë kanë kapur sekuencen e dy personave tëksa hidhnin lëndën shpërthyese nga jashtë murit rrethues. Aktualisht uniformat blu të Vlorës janë duke punuar për të zbardhur dinamikën e secilës ngjarje, pasi burime sqarojnë se në dëshmitë e tyre, “objekivat” nuk kanë deklaruar të kenë konflikte me njeri apo dyshime mbi ndonjë person.
Gjithashtu policia po heton edhe pisten, nese te dy shperthimet e njepasnjeshme kane lidhje me njera tjetren dhe ky ishte nje mesazh per dy shenjestrat e shperthimeve.
28 vjeçari eshte shoqeruar ne polici menjehere pas ngjarjes dhe po meret ne pyetje nese ka lidhje me familjen ne te cilen ndodhi shperthimi i dyte dhe djalin e çiftit te moshuar i cili eshte i denuar ne Itali edhe pse 28 vjeçari Fatjon Bati rezulton i paskeduar me pare nga Policia.