AKTUALITET, 2 Qershor 2019, 13:20

Opozita protestë para Kryeministrisë, zbulohet ku do jetë Edi Rama


Sot është dita e dytë e fushatës së Partisë Socialiste në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Twitter” lajmëron se ditën e sotme do të jetë në qytetin e Lezhës, ku pritet të prezantojë edhe kandidatin për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreun.

Kujtojmë që po ditën e sotme, përpara kryeministrisë, në orën 19:00 opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e 7-të kombëtare.