TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
65 lëkundje janë regjistruar brenda 30 orëve nga zyra sizmike në Korçë. Lëkundjet janë ndjerë në juglindje të vendit, Korçë dhe Greqi.
35 prej këtyre lëkundjeve janë riregjistruar nga stacioni sizmik në juglindje. 11 prej gjithë këtyre lëkundjeve janë ndjerë nga banorët e Qarkut të Korçës.
Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes më herët dha edhe bilancin real të dëmeve. Sipas ministrisë, nga lëkundjet e tërmetit janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave rezultojnë të pabanuara.
Mësohet ndër të tjera se 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura.