AKTUALITET, 2 Qershor 2019, 09:56

VIDEO/ Klopp hakmerret ndaj kritikëve me një këngë, shikoni edhe festën e “Reds”

VIDEO/ Klopp hakmerret ndaj kritikëve me një këngë, shikoni

Liverpool fitoi trofeun e gjashtë në Champions League, duke mundur 0-2 Tottenham në finale. Në fund të ndeshjes trajneri Jurgen Klopp u ndal të japë një intervistë, por në një moment u fokusua tek të gjithë kritikët ndaj tij, që e kanë cilësuar si një trajner që nuk di të fitojë finalet. “Disa njerëz më kanë thënë që po je i zoti, por ti nuk fiton, kështu që tani le të flasim për gjashtë zemër”, dhe gjermani ia merr këngës si për inat të të gjithë kritikëve. Ndërkohë që në dhomat e zhveshjes festa ka vijuar për lojtarët që janë dëfryer duke kërcyer dhe derdhur lumë shampanjën, ndërsa si për të bërë diçka të veçantë, një pjesë e madhe e lojtarëve kanë lyer flokët me bojë të kuqe.