AKTUALITET, 2 Qershor 2019, 10:40

Protesta e opozitës, Policia nis rrethimin e institucioneve

Protesta e opozitës, Policia nis rrethimin e institucioneve


Opozita e bashkuar ashtu siç ka paralajmëruar edhe më herët, ditën e sotme në orën 19:00 pritet që të zhvillojnë protestën.

Partitë opozitare do të mbajnë tubimin e radhës para kryeministrisë.

Ndërsa, nga ana e policisë janë marrë masat për mbrojtjen e godinës, ku forca të shumta të efektivëve do të jenë në gatishmëri të plotë për të shmangur incidentet e mundshme dhe dhunën e protestuesve.

Kjo metodë ushtrohet për të garantuar sigurinë e godinës nga protestuesit në raste se nga ana e PD-së ndodh një ndryshim skenari.

Edhe në protestat e shkuara opozita e bashkuar ka bërë ‘xhiro’ në Tiranë duke protestuar në pika të ndryshme të vendit.

Opozita prej muajit shkurt ka djegur mandatet dhe kërkon largimin e Ramës dhe zgjedhje të lira e të ndershme.