AKTUALITET, 2 Qershor 2019, 12:41

FOTO+EMRI/ Makina i kaloi sipër trupit, kush është shqiptari në Itali që humbi jetën


Një 35-vjeçar shqiptar i identifikuar si Shpëtim Halili, i cili po udhëtonte rreth orës 00:24 me motorin e tij përgjatë rrugës SR71 pranë Sitornit, ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të Arezos mbrëmjen e djeshme.

Në kanalin buzë rrugës u gjet motori me të cilin po udhëtonte  shqiptari ndërsa 30 metra më tej është gjetur trupi i tij me plagë të rëndë në trup nga goditjet e makinës.

Sipas mediave italiane shqiptari në fytyrë kishte shenja të mëdha që i janë krijuar pas rrëzimit nga motori i tij dhe përplasja nga makina që i ka kaluar sipër.

Në dëshminë e saj gruaja që drejtonte Fiatin ka deklaruar se nuk kishte parë gjë vetëm kishte ndjerë që trupi i shqiptarit ishte futur poshtë rrotave të makinës.

Mbetet ende e paqartë nëse shqiptari është rrëzuar fillimisht nga motori i tij apo është goditur nga ‘Fiati 500 L’ që drejtohej nga një grua e re.

Gruaja në fjalë ka ndaluar menjëherë pas aksidentit dhe ka njoftuar autoritetet ndërkohë që u gjet pranë trupit të pajetë të shqiptari duke thirrur ‘Nuk lëviz, është i vdekur’.