AKTUALITET, 2 Qershor 2019, 09:36

Stoltenberg sot në Tiranë, ja me kë do të takohet

Stoltenberg sot në Tiranë, ja me kë do të takohet


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do te zhvilloje sot një vizitë disaorëshe në Tiranë.

Ai do të mbërrijë pas mesdite në aeroportin “Nënë Tereza”, ku do të pritet nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka.

Ndalesa e parë do të jetë në Kryeministri, ku do te pritet nga Kryeministri Rama, shoqëruar me takim dypalësh dhe një konference të shkurtër për shtyp.

Më pas Sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin Ilir Meta.

Pas këtij takimi, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë.

Ministria e Mbrojtjes thotë se më vonë do të jepen detaje për oraret dhe mbulimin e vizitës.