AKTUALITET, 2 Qershor 2019, 11:43

Paralajmërimi i Berishës para protestës: Do të tmerrohet shteti!

Paralajmërimi i Berishës para protestës: Do të tmerrohet


Pak orë para protestës së shtatë të opozitës, qytetar nga rrethe të ndryshëm janë duke u mobilizuar për të mbërrutur në Tiranë dhe për të protestuar kundrës qeverisë ‘Rama’.

Udhëheqësi i opozitës së bashkuar ka bërë thirrjet e tij në llogaritë personale të rrjeteve sociale për mobilizim dhe pjesëmarrje sa më të shumtë.

Por jashtë vëmendjes edhe këtë protestë, si të gjitha protestat e tjera, nuk e ka lënë as ish-kryeministri Sali Berisha.

Nëpërmjet postimeve në Facebook, Berisha ka paralajmëruar se protestuesit do të jenë një cunam për qeverinë, e ndërkohë që prej tyre narko shteti, sipas tij, do të tmerrohet.

Postimi i Berishës:

Vershim i papare i dhjetra mijra kryengritesve te revoltuar drejt Tiranes! Tmerrohet narkoshteti!

Miq, Edvin Kristaq Krimi, pasi e shtyu nga frika nje here dhe nderroi po nga frika kater here vendin, çeli sot duke perfunduar ne vrimen e miut antifushaten e farses se tij elektorale, me te cilen ky bastard i eterve mizor beson se mund te varros pluralizmin ne Shqiperi.

Keshtu, perveç ndryshimit nga frika dhe paniku i dates se hapjes se antifushates monstra e pluralizmit, Edvin Kristaq Xhelati pasi shpalli se antifushaten do ta hapte ne Pallatin e Kongreseve por frika e nje rrethimi te mundshem nga kryengritesit e revoltuar ndryshoi vendin duke konsideruar Pallatin Asllan Rusi.

Por ai hoqi dore nga ky projekt pasi mesoi se heronjte e Unazes se Re vendosen te bllokonin rrugen madje te mos kursenin te gjitha mjetet e mosbindjes civile personalisht kunder tij dhe Lal Plehut.

Se fundi, ai hapi llafin se antifushaten do ta çelte ne amfiteatrin tek Liqeni, ne te vertet gjysem klandestin ai e spostoi antifushaten ne nje palester ne te cilen ato pak qindra zyrtare qe moren pjese u kontrolluan ne te gjitha llojet e kontrollit fizik, radiologjik dhe gjer te qente e specializuar per eksploziv.

Ndaj dhe kjo mund te thuhet se ishte antifushata e vrimes se miut.

Sot Cunami Gjigand do ti jape mesimin e merituar Edvin Kristaq Xhelatit, monstres se pluralizmit politik te Shqiperise!